Policia e Kosovës ka ndalur 11 automjete, ku ka konfiskuar 11 automjete për transport ilegal të drunjëve.
Siç bëhet e ditur në njoftim, rasti ka ndodhur në Ferizaj rreth orës 09:00, ku Polica ka konfiskuar 11 automjetet për dokumentacion të parregullt, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët a Agjencionit të Pyjeve.
“Policia e stacionit në Ferizaj, veç aktiviteteve rutinë dhe atyre të planifikuara, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e Pyjeve”, sot rreth orës 09:00 ka ndërrmarrë një aksion dhe ka ndaluar 11 automjete për transport ilegal të drunjëve. Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar 11 automjetet për dokumentacion të parregullt, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët a Agjencionit të Pyjeve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personave për transport ilegal, ndërsa janë konfiskuar edhe sasia e drunjtëve”, bëhet e ditur në njoftim, shkruan Arbresh.info/





Tutje, Policia ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë
Policia Rajonale e Ferizajt, po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të drunjëve .
‘‘Një mëngjes i nisur mbarë’’, Haradinaj ndan video nga një ...
Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është p...
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime