Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në ditën e fundit të vitit ka konfiskuar 33 patentë shoferë të drejtuesve të automjeteve.
Sipas njoftimit, policia ka vendosur 508 pika kontrolli të automjeteve, ku nga zyrtarë policorë janë kryer aktivitete me qëllim që të parandalohen dhe të ndëshkohen ata që nuk kanë përfillur rregullat në trafik, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë ditës së djeshme (31 dhjetor 2023), policia në tërë vendin ka vendosur 508 PKV, ku nga zyrtarë policorë janë kryer aktivitete me qëllim që të parandalohen e edhe të ndëshkohen ata që nuk kanë përfillur rregullat në trafik. Për shkelje më të rënda policia ka konfiskuar 33 patentë shofer drejtuesve të automjeteve.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia njofton se ditë më parë, me qëllim të shtimit të masave për të ofruar më shumë siguri në trafik, ka hartuar dhe ka vazhduar së zbatuari urdhrin operativ që ka të bëjë pikërisht me shtimin e aktiviteteve policore për të ofruar siguri për pjesëmarrësit në trafik./Arbresh.info/
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...