Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra pa prejardhje në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut.
Sipas njoftimit të policisë, me datën 23.02.2024 është identifikuar një automjet VW-T5 (furgon) i bardhë me targa vendore ku ishin të ngarkuara mallra pa fatura në vlerë prej 20 mijë euro, ndërsa drejtuesi i automjetit ishte larguar nga automjeti, përcjell Arbresh.info.
“Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuara mallra të ndryshme pa prejardhje (pa fatura) disa mallrat ishin të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara si: NIKE, ADIDAS, LOUISVUITTON etj. Vlera e mallrave sipas listës së gjetur në automjet e cila përkon me mallrat e gjetura në brendi të automjetit është rreth 20 mijë euro (20.000 €)”, thuhet në njoftim.
Me datë 26.02.2024 është paraqitur drejtuesi i automjetit të dyshuar me iniciale A. G. i moshës 41 vjeçar nga Ferizaj.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në Terminalin doganor për procedura të mëtejme ligjore./Arbresh.info
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...