Google ADS

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për tentim vrasje

14:05 | 12 Maj 2025
E.K

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar një person të dyshuar për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia ka publikuar të dhënat dhe fotografinë e personit të kërkuar, Kujtim Alimusaj, i lindur më 25 korrik 1981 në fshatin Strellc i Epërm.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për kapjen e të dyshuarit dhe garanton konfidencialitet për secilën informatë të dhënë.

“I pandehuri është i kërkuar për veprat penale ‘Vrasje e mbetur nё tentativё’ Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info