Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale vjedhje, sipas nenit 313 të Kodit Penal të Kosovës.
Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe fton çdo qytetar që ka informacion mbi identitetin ose vendndodhjen e tyre të kontaktojë menjëherë autoritetet.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi është duke ndërmarrë të gjitha veprimet operativo-hetimore me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info


Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...