Policia e Kosovës ka kërkuar ndihëmn e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për vjedhje.
Sipas policisë, publikimi i fotografisë së tij është bërë me autorizimin e Prokurorisë Themelore, shkruan Arbresh.info.
“Prishtinë, 16 janar 2024- Policia e Kosovës, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në mbështetje të dispozitës së nenit 71, paragrafit 4, pika 4.1, 4.4, 4.12, lidhur me zbatimin e nenit 77, paragrafit 2, të KPP-së, si dhe në përputhje me nenin 8, të KEDNj-së, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale; “Vjedhja”, konform nenit 313 të KPRK-së. “, thuhet në njoftimin e policisë.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...