Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy të dyshuarve për drogë

20:54 | 9 Shtator 2025
E.G

Policia ka kërkuar bashkëpunim për identifikimin e dy të dyshuarve për drogë.

Sipas policisë, ata janë të dyshuar për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, shkruan Arbresh.info.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Pejë, në koordinim dhe me autorizim nga prokurori i shtetit, në vazhdën e hetimeve lidhur me një rast, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, bënë publikimin e fotografive të personave të dyshuar, duke kërkuar  bashkëpunim nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/