Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar se më 21 tetor 2025 është raportuar zhdukja e Florjan Tabaku, i lindur më 15 qershor 1999 në Bajram Curr, shtetas i Shqipërisë.
Sipas familjarëve, i riu është zhdukur gjatë mbledhjes së gështenjave në zonën kufitare “Qafë Morinë-Gjakovë” dhe nuk ka pasur më kontakt me ta.
“Në momentin e largimit ai ishte i veshur me pantallona të zi, bluzë të kuqe dhe atlete të bardha. Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, e mbështetur nga njësi të specializuara të Policisë së Kosovës, FSK dhe organizatat vullnetare për kërkim dhe shpëtim, ka ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për gjetjen e tij, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës bën thirrje për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për të mundësuar gjetjen sa më të shpejtë të të zhdukuri.
“Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Florjan Tabaku (personi në fotografi), lutemi të lajmërohet menjëherë në numrin 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor”, përfundon njoftimi.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...