Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të kërkuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor,” e cila ndodhi më 3 gusht 2024 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.
Policia ka publikuar fotografinë e personit të kërkuar me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren dhe e-mail adresa [email protected]./Arbresh.info
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...