Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e një personi në Podujevë.
Sipas policisë, ai dyshohet për një rast “Grabitje në tentativë” të ndodhur më 11.08.2025 në një pompë derivatesh në fshatin Gllamnik, shkruan Arbresh.info
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Grabitja në tentativë ” të ndodhur më 11.08.2025, në një pompë derivatesh, në fshatin Gllamnik – komuna e Podujevës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tij”, thuhet në njoftim.
“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të tij”, thuhet më tej në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...