Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Driton (Muharrem) Podrimqku nga fshati Novoselë e Pejës, i cili dyshohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar).
Policia u bënë apel qytetarëve nëse e shohin këtë person të lajmërojnë menjëherë në këtë institucion, shkruan arbresh.info.
Kërkesë për bashkëpunim
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizim të Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
DRITON (Muharrem) PODRIMQAKU i lindur me 20.04.1979 nё fshatin Novosellë- Pejë.
I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR”
I DYSHUARI POSEDON VETUREN E TIPIT “VË TIGUAN” NGJYRA E HIRIT ME TARGA 03-990-GB
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit