Policia e Kosovës me autorizimin të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka kërkuar bashkëpunim më qytetarët për identifikimin e një personi i dyshuar për “Zjarrvënie”.
Në njoftimin për media, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo informacion që ndërlidhet me personin, apo vendndodhjen e tij, të lajmëroj policinë, shkruan Arbresh.info
“Personi i dyshuar në foto është i dyshuar për veprën penale Zjarrvënie andaj Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij, të lajmëroj Policinë e Kosovës . Informatat për personin, mund të dërgoni në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192
– +383 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu
– E-mail adresa: [email protected]/Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...