Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, Bardhyl (Florim) Prekorogja, banues në fshatin Busavatë komuna e Kamenicës.
I dyshuari akuzohet për dy vepra penale, “Vrasje në tentativë” si dhe “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, përcjell Arbresh.info
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Kush është Nexhmi Rexhepi, kryetari i sapo zgjedhur i Gjykat...
Spanja “justifikoi” të gjitha 11 testet pozitive të dopingut...
Terras takohet me përfaqësues politik të komunitetit serb në...
Kosova importon mbi 476 mijë kilogramë mjete piroteknike, vl...
Raporti për sigurinë në veri, Sveçla: Qindra sulme ndaj poli...
A po rrëmohet në themelet e shtetit maqedon, flet Berisha i ...