Një zjarr ka përfshirë sot një hotel në Obiliq, pronë e deputetit dhe kandidatit për kryetar të komunës, Halil Thaçi.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, ka bërë të ditur për Arbresh.info se zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga informacionet fillestare nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në këtë magjistrale. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen,” ka deklaruar Pllana./Arbresh.info
Digjet hoteli në pronësi të kandidatit për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi
A po pret Barcelona që Reali t’ua bëjë “Korridorin e nderit?...
Nesër afati i fundit për presidentin – si u përplasën të die...
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë