Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj, ku një 32-vjeçar u gjet pa shenja jete në një banesë në rrugën “Sejdi Sejdiu”.
Sipas njoftimit zyrtar, më 28 qershor 2026, rreth orës 22:50, Policia Rajonale e Ferizajt pranoi informatën se një person ishte gjetur pa shenja jete në një banesë në katin e nëntë të një objekti banesor.
Menjëherë në vendin e ngjarjes dolën njësitet reaguese të policisë, hetuesit e stacionit, të mbështetur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), si dhe hetuesit rajonalë, krim-teknikët dhe prokurori i shtetit për Krime të Rënda.
Viktima është identifikuar me inicialet F.H., 32 vjeç, ndërsa vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është konstatuar një plagë që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë.
Sipas hetimeve fillestare, ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin edhe bashkëshortja e tij dhe vajza, A.R. (24 vjeçe). Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Policia njofton se, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ekziston dyshimi i bazuar se rasti ndërlidhet me veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari M.B. është ndaluar për 48 orë. Po ashtu, edhe ndaj A.R. është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh, mirëpo ajo vazhdon të mbetet nën trajtim mjekësor në QKUK.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa Sektori i Hetimeve Rajonale, në koordinim me prokurorin e shtetit, po vazhdon veprimet intensive hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...