Sipas policisë, është arrestuar i dyshuari kryesor bashkë me vëllanë e tij. Por nga policia thonë se në bazë të deklaratave të të dyshuarit, aksidentalisht ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar.
Viktima është dërguar në spitalin e Gjilanit, me ç’rast nga personeli mjekësor është konstatuar se i njëjti nuk ka shenja jete.
“Si i dyshuar është arrestuar edhe vëllai i të dyshuarit, pasi që dyshohet se i ka ndihmuar kryesit të veprës që të arratiset nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.
Si prova materiale janë sekuestruar një automjet dhe një pistoletë me 5 fishekë. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...