Mëngjesin e sotëm, derisa po e riparonte paragllajdin e tij në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Sine të Istogut, një person ka pësuar lëndime të rënda, të cilave nuk ka arritur t’iu mbijetojë.
Vdekjen e tij e konfirmoi në orët e pasdites drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ku tashmë i ndjeri ishte dërguar me lëndime të rënda trupore.
Ndërkaq, Policia ka dhënë detaje në lidhje me rastin tragjik.
Në njoftimin për media u tha se policia “me datë 29.01.2025 rreth orës 10:48, është njoftuar se në fshatin Sine – Istog, një person gjerë sa ishte duke manovruar-riparuar një paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij, kishte pësuar lëndime të rënda trupore”.
“Në vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente policore, Prokurori i shtetit dhe autoambulanca e cila e ka transportuar të lënduarin për në Spitalin Rajonal në Pejë. Për shkake të gjendjes së rëndë, viktima është dërguar për tretman në QKUK në Prishtinë, ku më pas është konfirmuar se ka ndërruar jetë”, njoftoi Policia.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë u është kthyer familjarëve për ceremoninë e varrimit./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...