Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen që ka ndodhur mbrëmë në Pejë, duke thënë se i dyshuari po manovronte me armë.
Në raport thuhet se nga i dyshuari është sekuestruar një revole me 13 fishekë dhe një gëzhojë.
“Rr. Bill Klinton, Pejë 14.12.2025-19:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka manovruar me armë ka plagosur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime në këmbë dhe pas trajtimit mjekësor është liruar. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me 13 fishekë dhe një gëzhojë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...