Pak minuta më parë arbresh.info ka raportuar për një person i cili ka rënë nga një lartësi në nga fabrika e çimentos “Sharr-Cem”, në Han të Elezit.
E këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Ai për arbresh.info ka thënë se viktima kishte qenë duke i kryer punimet ndërsa ka rënë nga 40 metra lartësi.
“Rreth orës 11:00 është raportuar rasti, një punëtor i cili ka qenë duke i kryer disa pune në silosin e lëndëve të para ka rënë prej një lartësie rreth 40 metra”, ka thënë ai.
Gashi ka shtuar se ai ka rënë brenda në silos.
“Ai ka rënë brenda në silos, në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosoëvs, ekipi i emergjencës së fabrikës, ndihma e parë “, ka shtuar ai.
Zëdhënës i PK-së për rajonin e Ferizajt ka shtuar se janë duke u bërë përpjekje për nxjerrjen e personit.
“Janë duke tentuar të nxirret prej pjesën ku është lënda e parë”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron