Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin tragjik që ndodhi të premten pasdite në rrugën “B” të Prishtinës.
Sipas raportit zyrtar 24-orësh, rreth orës 15:08, një burrë dyshohet se ka therur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten me mjetin e njëjtë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe emergjenca, ku është konstatuar vdekja e të dyshuarit.
Gruaja e plagosur është dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion me vendim të prokurorit.
“ Rr. B, Prishtinë 09.05.2025, 15:08. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ther me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si dhe njësia e Emergjencës ku kanë konstatuar vdekjen e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Çfarë dihet deri më tani për rastin tragjik në Rrugën B në Prishtinë?
Personi i vdekur në Rrugën B dyshohet se është dizajner i njohur kosovar
Policia konfirmon vdekjen e një personi te Rruga B, një grua është e plagosur
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman