Policia jep detaje për arrestimin e një serbi dhe konfiskimin e mbi 9 kilogramë marihuanë në Mitrovicën e Veriut

21:15 | 28 Tetor 2022
E.H

Policia e Kosovës ka konfiskuar sot nëntë kilogramë marihuanë në Mitrovicën e Veriut.

Ky aksion ka rezultuar me arrestimin e një presoni, thuhet në komunikatën për media.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, pasi kanë pranuar një informatë për posedim të substancave narkotike dhe e kanë trajtuar në aspektin policor duke zhvilluar hetime paraprake, sot më 28.10.2022, kanë zbatuar një operacion policorë në Mitrovicën e Veriut me qëllim të kapjes së të dyshuarit dhe konfiskimit të substancave narkotike.

Policia sot, pasi ka pranuar urdhëresën për kontroll nga organet e drejtësisë, kanë kryer kontroll në një banesë ku dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në atë lokacion policia ka arritur të gjejë e të konfiskojë 9 kilogramë e 108 gramë substancë që dyshohet se është marihuanë.

Në atë lokacion policia ka arritur ta arrestojë një të dyshuar mashkull 33 vjeçar, i cili është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge.

Me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Kujtojmë se për këtë rast më herët ka shkruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ku ka thënë se nuk do të ndalen së lunftuari kundër kontrabandës në gjith territorin e Republikës së Kosovës./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Arrestohet një serb në Mitrovicën e Veriut, i’u gjeten 10 kg marihuanë

Shpërndaje në rrjete sociale