Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë mesditës në rrugën Prishtinë Ferizaj, ku është përfshirë një veturë, dhe si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
Këtë e ka konfirmuar për “Arbresh.info”, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:30, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info/
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...