Me datë 26.07.2017 në ora 16 : 00 në rrugën magjistrale Gjakovë – Prishtinë në afërsi të fshatit Lug Bunar, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni.
“Deri te aksidenti ka ardhur përderisa dy automjet udhëtarësh në lëvizje në drejtime të kundërta duke mos respektuar shpejtësinë dhe duke bërë tejkalim të rrezikshëm vije deri tek goditja mes tyre, ku si pasojë gjen vdekjen ngasësi i njërit automjet dhe lëndime të rënda merr ngasësi i automjetit tjetër dhe një pasagjer. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar nga emergjenca e spitalit rajonal në Gjakovë”, thotë komunikata për media.
Personi i vdekur në këtë aksident komunikacioni është:
1. P. Z. M. 24 vjeçar mashkull Shqiptar/Kosovar
Kurse lëndime të rënda kanë pësuar:
1. I. I. K lindur me 1982 mashkull Shqiptar/Kosovar
2. H. Q. K. lindur me 1952 femër shqiptar/Kosovar
Të gjitha njësitë relevante se bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dal në vend ngjarjes dhe me hetimin e këtij rasti po merren njësia e hetimeve të aksidenteve rajonale nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira