Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku mëngjesin e djeshëm ( e martë) në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht në Bresje.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, si pasojë e lëndimeve të marra, ishte këmbësori ai që ka ndërruar jetë.
.Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga vozitësit mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 30.01.2024-07:20. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një këmbësori mashkull kosovar. Si pasojë, këmbësori nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga vozitësit mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Lexo edhe:
SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekip...
Delegacioni i SPAK-ut vizitë zyrtare në Kosovë, priten në ta...
32 aksidente për një javë në Ferizaj, lëndohen 15 persona
Haxhiu: Vendimi i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit be...
“S’ka pasur fare të bëjë me atë temë”- Kurti pyetet për dek...
Rritet siguria e profilit në e-Kosova