Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka deklaruar se parlamenti është duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, rreth shpërndarjes së këtij institucioni.
Para mediave, ajo tha se vendimi i presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë Kuvendin, ishte befasi.
“Vendimi i presidentes për të shpërndarë Kuvendin për mua ka qenë befasi, sepse është jokushtetues, i ngutshëm, dhe natyrisht që si të tillë do ta kundërshtoj edhe si kryetare e Kuvendit”, u shpreh ajo, transmeton klankosova.
Ndër të tjera, Haxhiu tha se Presidenca nuk është mbi Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se nuk ekziston asnjë rrethanë që të shpërbëhet Parlamenti i vendit.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...