Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës me urdhëresë të lëshuar nga gjykata dje kanë zhvilluar një aksion në katër lokacione në fshatin Bujan të Lipjanit.
Gjatë këtij aksioni janë arrestuar tre persona si dhe janë sekuestruar një armë AK-47 me dhjetë fishekë 7.62 mm, dy pushka gjysmë automatike, dy pistoleta me gaz dhe një pushkë e gjatë gjuetie me 12 fishekë.
Tutje, bëhet e ditur se të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Bujan, Lipjan 24.07.2024, 06:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, në katër lokacione është realizuar urdhër kontrolli, ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 me dhjetë fishekë 7.62 mm, dy pushka gjysmë automatike, dy pistoleta me gaz dhe një pushkë e gjatë gjuetie me 12 fishekë. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Zelensky: Fitorja e Ukrainës varet nga SHBA
Desmond Cambridge MVP i Superkupës së Kosovës
Koreja e Veriut teston raketa balistike
Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Pjetër Budi” në Burrel: Ka pr...
67.1 milionë shikues ndoqën debatin Harris-Trump
Një dekadë burg për ish agjentin e CIA-s që spiunoi për Kinë...