Policia e Kosovës është duke i trajtuar disa ankesa të qytetarëve të Kosovës, të cilët kishin bërë aranzhime turistike për këtë verë në Agjencinë Turistik “Vol Travel” me seli në Gjilan.
“Këto aranzhime turistike dyshohet se nuk janë realizuar nga agjencioni i lartëpërmendur, prandaj ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë bërë aranzhime turistike me agjencionin në fjalë, e të cilat aranzhime nuk janë realizuar, të paraqiten në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës në nivel të regjioneve përkatëse policore ku ata banojnë”, thuhet në komunikatën e policisë.
Sipas kësaj komunikate, PK po ndërmerr dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operacionale për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të involvuar në raste të tilla të mashtrimeve.
Ajo kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, të informojnë dhe bashkëpunojnë në parandalimin e këtyre rasteve.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...