Zyrtarë Policor të Stacionit Policor Viti gjatë kontrollit në trafik në rrugën ‘’Hoxhë Jonuzi’’ në Viti, kanë hasur në një kundërvajtës i cili gjatë ngasjes së automjetit bënë tejkalim të kolonës me automjet duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe në kundërshtim me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Sipas njoftimit të policisë, të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre muaj, shkruan Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.”, bën thirrje policia./Arbresh.info/

Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë