Policia e Kosovës ka identifikuar dhe gjobitur shoferin që u filmua duke kryer kundërvajtje në komunikacion në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë.
Sipas njoftimit të policisë, më 25 korrik, në rrjetin social “Facebook” u publikua një video ku shihej një veturë e tipit Mercedes, me targa të Gjermanisë, duke tejkaluar kolonën e automjeteve nga krahu i djathtë. Në vazhdim, sipas njoftimit, automjeti shihej duke lëvizur mbi trotuar, për t’u rikthyer më pas sërish në shiritin rrugor.
Pas publikimit të pamjeve, njësia e trafikut për qytetin e Pejës ndërmori veprimet e nevojshme dhe arriti ta identifikojë drejtuesin e automjetit. Atij i është shqiptuar gjobë për kundërvajtjen e kryer.
Policia bëri të ditur se, me pëlqimin e shoferit, vlera e gjobës është dyfishuar në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-186 për Rregullat e Komunikacionit Rrugor. Ky ligj u mundëson drejtuesve që posedojnë patentë shofer të lëshuar nga një shtet i huaj që, në vend të masës së ndalimit të drejtimit të automjetit për tre muaj, të pranojnë dyfishimin e vlerës së gjobës.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...