Policia e Kosovës ka gjobitur dy kundërvajtës në dy raste të ndara në Kamenicë.
Në njërin rast kundërvajtësi është hasur duke tejkaluar kolonën me ç ‘rast të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj.
Në rastin tjetër është hasur kundërvajtësi duke drejtuar automjetin të cilit gjatë matjes së alkoolit me alkool test është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 1.16 promila. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muaj
Tutje në njoftimin nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë./Arbresh.info/

Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...
Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit
Ilir Meta bën shqiponjën, gjyqi shtyhet për 11 maj
Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK-ja forcon reagimin nd...