Policia e Kosovës, në Zveçan ka hasur në një rimorkio ku pas kontrollit kishin hasur ne dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe paisje tjera ushtarake.
Mjetet e dyshimta të cilat janë konfiskuar janë si ne vijim:
1 Uniformë ushtarake kamufluese,
5 karikator me 132 fishek të armës AK-47,
5 fatrolla për mbajtje te karikatorëve në gjoks,
4 pale pantallona ushtrak,
4 jakne ushtarake,
3 fotrolla të radiolidhjeve,
1 antiplumb,
2 rripa brezi ushtarak
1 jelek taktik,
1 çantë taktike
1 helmetë e gjelbër
1 kapelë, dhe
1 dritë rrotative
Në vendin e ngjarjes kane dal të gjitha njesitë relevante policore.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’.
Rasti nën hetime.
Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkasin një personi të dyshimtë i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska./Arbresh.info/
Sulme të reja me dron në ambasadën amerikane në Bagdad
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Sportingu e mbyll pjesën e parë me avantazh minimal ndaj Bod...
Katër të vdekur pas shembjes së një skele ndërtimi në Vjenë
Picula: Gjendja në Serbi është përkeqësuar, procesi i anëtar...
Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim insti...