Policia e Kosovës njofton se në Qendrën Korrektuese të Dubravës në Istog, gjatë një kontrolli rutinë në njërin nga pavijonet, tek gjësendet personale të një të dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej rreth 6 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në përputhje me procedurat ligjore.
“Qendra Korrektuese Dubravë, Istog 20.01.2026 – 14:40. Raportohet se gjatë kontrollit në njërin nga pavijonet, në gjësendet e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar 6 gramë substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...