Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në Prishtinë

08:45 | 27 Prill 2026
E.G

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur më 23 Prill në një shtëpi në Prishtinë.

Sipas policisë, gjatë ditës së djeshme, është identifikuar dhe arrestuar një 23 vjeçar i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë.

Policia bën të ditur se i njëjti është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq, pas përfundimit të procedurave, sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit./Arbresh.info