Në vazhdën e hetimeve lidhur me një rast të dyshuar, Policia e Kosovës ka zbuluar dhe tërhequr dy granata dore në afërsi të parkut të qytetit të Prizrenit.
Pas pranimit të informatave, njësia e hetuesisë, së bashku me njësitë për deminim të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar zonën.
Granatat dyshohet se janë të lidhura me personin e dyshuar, i cili është përfshirë në hetime.
“Rr. Adem Jashari, Prizren / 04.12.2024 – 15:20. Në vazhdën e hetimeve lidhur me rastin, policia pas pranimit të informatave, më 05.12.2024 njësia e hetuesisë bashkë me njësitë për deminim të PK-së në afërsi të parkut të qytetit kanë gjetur dhe tërhequr dy granata dore që dyshohet se janë të personit të dyshuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s