Policia gjen drogë dhe pistoletë gjatë kontrollit në një banesë në Ferizaj

09:10 | 10 Korrik 2026
E H

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten ku gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar 249.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tri fara të bimës Cannabis sativa, një pistoletë me gaz, 200 euro, 250 lekë para të gatshme, si dhe një telefon mobil.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar për veprat penale “Posedim i substancave narkotike” dhe “Armëmbajtje pa leje”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale