Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara se në Qendrën Korrektuese në Dubravë është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.
Në rastin e parë është gjetur 11 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.
Ndërsa në të dytin, 162 gramë.
“Qendra Korrektuese, Dubravë 31.10.2024 – 13:40. Më 14.11.2024 nga Qendra Korrektues është informuar se gjatë kontrollit është gjetur 11 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Substancat janë sekuestruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
“Qendra Korrektuese, Dubravë 13.11.2024 – 09:50. Me 14.11.2024 nga Qendra Korrektues është informuar se gjatë kontrollit është gjetur 162 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Substancat janë sekuestruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...
Gucati: Sipas informacioneve, në protestën e 17 shkurtit do ...
Duncan kundërshton vlerësimin e prokurorisë në Hagë