Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:30, zyrtarët policor në pikë kontrolli në rrugën Gjilan-Kamenicë kanë ndalur për kontrolle një automjet me targa vendore me drejtues A.K. (viti i lindjes 1985, mashkull kosovar shqiptar).
Gjatë kontrollit të automjetit nga ana e zyrtarëve policor është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit Colt Governiment e kalibrit 9mm, 15 fishekë dhe 2 gëzhoja të cilat do të përdorën dëshmi për gjykatë.
”Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...