Gjilani sot është tronditur nga një vrasje e rëndë ku tre persona mbetën të vdekur.
Drejtori rajonal i policisë në Gjilan, Agron Rukiqi në një konferencë për media ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në Gjilan, Mefail Shkodra, ka precedent penal, ku në total i ka 31 rast, raporton Arbresh.info.
Rukiqi tha se për veprën penale “sulm”, Mefail Shkodra, i ka pesë raste, për “prishje e rendit dhe qetësisë publike” dy raste”, për “fajde” tri raste, për “mashtrim” një rast, për “kërcënim” tri raste, për “shantazh” e ka një rast, për “detyrim” i ka dy raste, për “pjesëmarrje apo organizim të grupit kriminal” e ka një rast dhe ka kundërvajtje në komunikacion.
“Për të gjitha rastet janë ndërmarrë veprimet nga ana e policisë dhe janë ngrit kallëzimet penale dhe rastet janë shpërfill tutje. Ne si polici konsiderojmë që e kemi kryer punën tonë”.
“Por, ju sigurojmë që Policia e Kosovës do t’i ndërmerr të gjitha veprimet që personat që janë në arrati të sillen para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar”, tha Rukqi.
Tutje, ai tha se Mefail Shkodra bashkë me dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra fillimisht janë larguar në këmbë, ndërsa në vend të ngjarjes është arrestuar një person i katërt./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...