Policia e Kosovës sot ka bllokuar hyrjen e kafiterisë “Bon Vivant” aty ku para tri vitesh ndodhi një vrasje. Megjithatë aksioni ka përfshirë gjithë rrugën “Rexhep Luci”.
Dëshmitarët kanë treguar se policia përveç që ka larguar veturat e parkuara në rrugën afër Kinemasë ABC, ata kanë larguar edhe qytetarë të cilët ishin duke pirë kafe edhe në lokalet tjera përreth.
Po ashtu sipas dëshmitarëve, pronarët e lokalëve në këtë rrugë janë urdhëruar që t’i mbyllin lokalet nga ora 9 deri në orën 12.
Zyrtarisht nuk dihet se për cfarë aksioni bëhet fjalë.

Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi
Ambasada amerikane paralajmëron për rrezik në Irak
Arsenal – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare
Tre ushtarë amerikanë të vrarë në operacionin në Iran
Pritet formalizimi i heqjes së masave të BE ndaj Kosovës
Barcelona merr një goditje të rëndë para ndeshjes me Atletic...