Grupe të caktuara kriminale në tri raste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë në afërsi të pendës së liqenit të Ujmanit.
Njësitet policore në vetëmbrojtje janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri personav/grupeve kriminale të cilët më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Sipas njoftimit të policisë, edhe në disa lokacione të ndryshme janë dëgjuar po ashtu të shtëna me armë zjarri.
PK bënë të ditur se deri më tani nuk ka ndonjë informacion për ndonjë person të lënduar apo dëme të shkaktuara.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Persona nga grupe të caktuara kriminale të cilat kanë kryer bllokimin e disa rrugëve në veri të vendit, nga lokacione të ndryshme, në tri raste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore të cilat kanë qenë në detyrë zyrtare në afërsi të pendës së liqenit të Ujmanit, në rrugën që shpie në drejtim të Pikës Kufitare të Bërnjakut.
Njësitet policore, në vetëmbrojtje janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri personave/grupeve kriminale, të cilat janë zmbrapsur dhe larguar në drejtim të panjohur. Po ashtu bazuar në informacionet e siguruara nga njësitet policore në terren, në disa lokacione të ndryshme, janë dëgjuar po ashtu të shtëna me armë zjarri.
Deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar për ndonjë person të lënduar apo dëme të mundshme të shkaktuara. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të ruajtjes së sigurisë publike dhe rendit kushtetues./arbresh.info/
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...