Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar 14 motoçikleta në qytetin e Pejës.
Sipas njoftimit zyrtar, motoçikletat e sekuestruara janë të markave të ndryshme dhe ndalimi i tyre është bërë për shkak të një sërë shkeljesh ligjore.
Në kuadër të këtij aksioni, janë shqiptuar gjithsej 40 gjoba ndaj personave që kanë kryer këto shkelje.
“Gjatë realizimit të këtij plani janë sekuestruar: katërmbëdhjetë (14) motoçikleta të llojeve të ndryshme, ndërsa për kundërvajtësit janë lëshuar gjoba për kundërvajtjet: mosposedimi i lejes për vozitje, mosposedimi i kategorisë përkatëse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundërvajtje tjera”, thuhet në njoftim.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...