Policia e Kosovës ka njoftuar se aktivitetet policore për mbarëvajtjen të procesit zgjedhor, gjatë ‘Zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës’, konkretisht gjatë votimeve të ditës së sotme, janë realizuar sipas planifikimeve të parapara.
Sipas njoftimit, zbatimi i planit policor, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional ka ndikuar në mënyrë pozitive që i tërë procesi zgjedhor të kalojë i qetë dhe pa ndonjë incident madhor që do të kishte penguar apo cenuar procesin zgjedhor, andaj në aspektin e sigurisë vlerësohet se procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze, shkruan Arbresh.info.
“Një ndër qëllimet e planit operativ policor, ka qenë garantimi i një ambienti të qetë për votime, inicimi dhe procedimi i çdo vepre të mundshme penale në koordinim me organet e drejtësisë dhe dërgimi para organeve të drejtësisë të të gjithë atyre që bijën ndesh me ligjin, konkretisht cenojnë procesin zgjedhor.”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, lidhur me procesin zgjedhor, sot ka iniciuar 5 (pesë) raste penale si; ‘Cenimi i fshehtësisë së votimit’, ‘Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve’, ´Pengim i procesit të votimit´ dhe ‘Asgjësimi i dokumenteve të votimit’, ku personat e përfshirë në raste me vendim të prokurorëve kompetent janë liruar në procedurë të rregullt. Janë trajtuar 30 (tridhjetë) informata dhe në 5 (pesë) raste janë evidentuar me ‘shënim zyrtar’.
Po ashtu në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, janë trajtuar dhe iniciuar edhe raste të tjera, raste këto të cilat nuk ndërlidhen me procesin zgjedhor.
Vlen të potencohet se Policia e Kosovës ka trajtuar çdo informacion i cili ka pasur të bëjë me procesin zgjedhor, si dhe ka trajtuar edhe raste tjera që nuk ndërlidhen me procesin zgjedhor.
Aktivitetet policore për sot, janë realizuar me sukses sipas planifikimeve operative, falë edhe bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe kulturës së lartë të treguar nga qytetarët e Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve Policia e Kosovës është falënderuese./Arbresh.info
Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 19-vjeçare-polici...
Dinamo City mposht Egnatian në “Air Albania” dhe fiton Super...
KQZ: Rezultatet preliminare i publikojmë sonte në orën 22:00
Mbi 81% të votave të numëruara, vazhdon të prijë bindshëm LV...
Mbi 61% të votave të numëruara, LVV e para bindshëm me 50.24...
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%