Policia e Kosovës ka nisur një iniciativë të re për të afruar qytetarët me institucionin policor, duke prezantuar zyrtarët policorë përgjegjës për lagjet dhe zonat në kryeqytet, me qëllim forcimin e besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.
Sipas njoftimit, kjo fushatë synon rritjen e transparencës, përmirësimin e komunikimit dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në çështjet e sigurisë publike, duke krijuar një ambient më të sigurt dhe pa frikë nga krimi.
Për çdo lagje, qytetarët do të kenë në dispozicion zyrtarin policor përkatës, i cili do të jetë i gatshëm për të dëgjuar, ndihmuar dhe bashkëpunuar drejtpërdrejt me ta.
Në kryeqytet, Drejtoria Rajonale e Policisë ka prezantuar zyrtarët për sektorët e ndryshëm të lagjeve: Nexhmije Rrustemi për lagjet Arbëria dhe Tophane, Senad Beqiri për zonën Qendër dhe Pejton, Shefshet Ejupi për Bregun e Diellit, Aktashin dhe Matin 1, si dhe Merita Kadriu për Dodonën, Tauk Bahqen, Gërminë, Matin 1 dhe Zllatarin.
“Të gjithë zyrtarët policorë janë në shërbim të drejtpërdrejtë për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve, për të ruajtur rendin, qetësinë dhe për të ndërtuar së bashku një ambient të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës: Këto aktivi...
U hodh molotov e gaz lotsjellës, përfundon protesta e PD’së ...
Presidentja takohet me mërgatën në Zvicër
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...