Policia e Kosovës me drejtori rajonale në Ferizaj ka realizuar një operacion policor të suksesshëm kundër trafikimit me substanca narkotike ku është konfiskuar një sasi prej 825 kg marihuanë, gjashtë vetura dhe 26 telefona celularë.
Ky operacion është zhvilluar në tre faza të aksioneve policore.
Në operacionin e fundit më 30 prill në fshatin Sojevë, në një shtëpi të pabanuar me 20 tavolina druri e kanë kamufluar marihuanën dhe kanë hasur në 500 kg.
Droga ka ardhur nga Shqipëria, e Kosova ka qenë vend transit për të udhëtuar drejt vendeve perëndimore.
Janë arrestuar mbi 12 persona dhe dy të tjerë në kërkim. Prej këtyre një është maqedonas ndërsa të tjerët kosovarë, njofton KK.
Dy nga të dyshuarit kanë qenë të njohur për policinë për vepra penale me narkotikë.
Ky operacion ka zgjatur tre muaj. Hetimet janë duke vazhduar.
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...