Policia e Kosovës ka deklaruar se ka informacione për vrasjen e një kosovari në luftën e Sirisë, mirëpo nuk ka treguar nëse bëhet fjalë për pjesëtarin e organizatës terroriste ISIS, Lavdrim Muhaxheri.
Të kontaktuar nga Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se policia nuk posedon informacion apo dokumentacion që do t’a dëshmonte vrasjen e Muhaxherit.
“Policia e Kosovës posedon informacion për vrasjen e një personi kosovar ne Siri, i cili është nga Kosova. Mirëpo referuar situatës në Siri, Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij:, është shprehur Hoxha.
Ndryshe, mediat vendore kanë raportuar se pjesëtari i organizatës terroriste ISIS, Lavdrim Muhaxheri është vrarë në orët e para të ditës së sotme gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri./Arbresh.info. Gita Lushi
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami