Policia e Kosovës sot në Mitrovicë i ka kapur 140 paketime me mallra ilegale nga Serbia.
Sipas mediave serbe dhe të të ashtuquajturës zyre për Kosovën, këto pako ishin të dedikuara për filloristët në Gorazhdec dhe Osojan.
E në arsyetimin e Policisë së Kosovës thuhet se pakot përmbanin prodhimi ilegale nga Serbia.
Zyra për Kosovën thekson se vozitësi i “Kolashin Prevoz” i cili i bartte pakot për Gorazhdec dhe Osojan bashkë me autobusin është sjellë në Prishtinë për shkak të shkeljes ligjore, shkruan Ballkani.info.
“Edhe pse një pjesë e pakove para disa ditës legalisht ka hyrë në Kosovës përmes kalimit kufitar (administrativ) në Jarinë, Policia e Kosovës në mënyrë të paarsyeshme dhe të dhunshme ka penguar që fëmijët tanë në Dukagjin të gëzohen me rastin e festës së Sveti Savës”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën.
Kjo zyre akuzon autoritetet kosovare se kinse i kanë shkatërruar ato pako dhe se “nuk po mjaftohen me bllokadën e mallrave të prodhuara në Serbi, por tash po i shpallin ilegale çdo gjë që është prodhuar në Serbi, duke i vënë edhe smokit në nivel të njëjtë sikur narkotikët dhe armët”.
“Një pjesë e pakove është shkatërruar. Hapi i radhës i Prishtinës mos është ndoshta arrestimi i Babadimrit apo Bates së Krishtlindjes”, thuhet në njoftimin e të ashtuquajtures zyre për Kosovën. /Ballkani.info/
Carabinierët italianë njoftojnë për patrullime në Mitrovicën...
Kthehet në pronësi të MBPZhR-së objekti i uzurpuar në Komunë...
Inaugurohet nënstacioni i ri policor në Zveçan, Haxhiu: Forc...
PS dhe PD dakordësohen për ndryshimet në Rregulloren e Kuven...
Sonte finalja e Kupës së Kosovës, Ferizaj përballë Dukagjini...
Rubio në takimin e NATO-s, mes shqetësimeve për tërheqjen e ...