Policia e Kosovës njofton se ka hartuar plan operativ për festën e Vitit të Ri.
Gjatë ditëve të festës policia bënë të ditur se do të ketë shtim të prezencës së zyrtarëve policorë si dhe patrullime të shtuara.
Po ashtu bëhet me dije se këtë periudhë do të ketë policë si më tepër si rrugëve ashtu edhe nëpër sheshe.
“Policia do të trajtojë me seriozitet çdo thirrje të qytetarëve dhe do të reagojë në raste kur prezenca policore është e nevojshme duke trajtuar rastet eventuale që mund të paraqiten në këtë periudhë të festave dhe pas tyre”, thuhet në njoftim.
Qytetarëve u bëhet apel që gjatë festimeve të jenë më të kujdesshëm, derisa bëhet thirrje që të mos përdoren armët dhe të kihet kujdes me përdorimin e mjeteve piroteknike.
Thirrja tjetër për qytetarë është që të mos ngasin makinat në gjendje të dehur./arbresh.info/
Trump vendos tarifa të reja doganore për ilaçet e importuara
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...
Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të ...
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...