Policia e Kosovës është duke asistuar në aksionin që po zhvillon Zyra e Prokurorit të Specializuar në disa lokacione në kryeqytet.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Policia e Kosovës, sipas nevojës, vlerësimeve dhe kërkesës së EULEX-it, iu asiston në ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbarëvajtjes së trafikut”, ka thënë Kelani.
Se po kryhen basistje në kryeqytet e kanë konfirmuar edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Megjithatë, nuk kanë dhënë më shumë informacione.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Specialja konfirmon se po kryen bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit dhe lokacione tjera

Kurti: E turpshme mungesa e mbështetjes së Feride Rushitit n...
Kurti: Opozita ka qëllim bllokimin, sjellje kryekëput joshte...
Dogana njofton për nisjen e përdorimit të platformës DAT për...
Barcelona ka në “radar” pesë yje të Spurs, në ra...
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...