Me datë 23.09.2020 Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve dhe hetimeve të zhvilluara, ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i parasë”.
Policia e Kosovës përmes rrugëve operative me datë 16.09.2020 ka pranuar informacione se një person i dyshuar është duke prodhuar para të falsifikuara në bankënota të ndryshme si : 5 (pesë), 10 (dhjetë) dhe 20 (njëzet) euro.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media njofton se njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe operative, ku dhe është kuptuar se personi i dyshuar me inicialet L. A mashkull/ kosovar është në përgatitje të një shume prej 50.000 euro para të falsifikuara, për t’i lëshuar në treg.
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kompetent dhe gjyqtari i procedurës ku nga dhe është dhënë urdhëri verbal për kontrollim të lokacionit ku dyshohej se po prodhoheshin paratë e falsifikuara.
Gjatë realizimit të kontrollit në lokacionin e dyshuar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar :
• Një printer së bashku me pesë (5) euro të ngjitura në faqen printuese,
• Gjashtëdhjetë e pesë (65) copa letër A4 me para të falsifikuara në të dy anët,
• Dyqind e dy (202) copa letër A4 me nga pesë (5) euro në të dy anët,
• Katër dhjetë e katër (44) kartëmonedhë nga 20 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,
• Shtatëdhjetë e katër (74) kartëmonedha nga 10 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,
• Njëqind e gjashtëdhjetë (160) kartëmonedha nga 5 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,
• Një (1) kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet se është e falsifikuar,
• Foli me shenjë të sigurisë së parave dhe
• Dy telefona celular.
Pas kontrollit i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është intervistuar, në konsultim me prokurorin kujdestar të PTH-Prishtinë, i dyshuari dërgohet në ndalim për 48 orë./arbresh.info

Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...