Një shtetas i huaj është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga Njësiti FAST.
Sipas njoftimit, ai kishte qenë i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.
I njëjti, me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.
“Sot me datë 13.01.2026 rreth orës 11:45, zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht ekipi FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet tjera, ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar një shtetas të huaj, i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar. Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...